Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët që festojnë Pashkët Ortodokse.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai uroi qytetarët e Kosovës dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë që sot kremtojnë këtë festë, duke iu dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre.
