Në tubimin zgjedhor të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu besimin e plotë në vizionin për zhvillimin e qytetit dhe përkrahjen e kandidatures së Xhemile Muratit për kryetare të komunës.
“Ferizaj sot tregoi fuqinë e vërtetë të një qyteti të ndërmarrësisë dhe të vlerave qytetare. Bashkë me qytetarët, ndjemë besimin e fortë në një vizion që sjell Dritë për Ferizajn,” tha Haradinaj.
Ai vlerësoi kandidaturen e Muratit, duke e cilësuar atë si shembull të përkushtimit dhe vizionit për zhvillim dhe efikasitet në shërbime.
Ramush Haradinaj theksoi se përvoja e gjatë e Xhemile Muratit në organizatat joqeveritare dhe qeverisjen lokale i ka dhënë njohuri të thella mbi nevojat e qytetarëve.
“Që nga mosha e re, ajo ka shërbyer për komunitetin përmes organizatave joqeveritare, ndërsa përvoja e gjatë në qeverisjen lokale e ka bërë të njohë në themel çdo nevojë të qytetarëve të Ferizajt. Aftësia e saj për të dëgjuar, për t’u bërë partner i bizneseve e qytetarëve, dhe për t’i dhënë drejtim zhvillimit, e bën atë kryetaren që i duhet Ferizajt.” shtoi ai.
Kreu i AAK-së përmendi edhe ekipin e fortë të kandidatëve për asamble, duke theksuar se përbërja e tyre me ekspertizë dhe përvojë do të sjellë qeverisje me standarde të reja.
“Besimi i qytetarëve përmes votës me numrin 174 do të përkthehet në projekte konkrete dhe qeverisje të afërt me qytetarin. Më 12 tetor, së bashku, do të sjellim fitoren dhe do të bëjmë Ferizajn Dritë,” përfundoi Ramush Haradinaj.
Postimi i tij:
Ferizaj sot tregoi fuqinë e vërtetë të qytetit të ndërmarrësisë e të vlerave qytetare. Në tubimin tonë zgjedhor, bashkë me qytetarët e këtij qyteti, u ndje qartë besimi në vizionin tonë për Ferizajn që bën Dritë. Kandidatja jonë për kryetare, Xhemile Murati, si kandidate grua, është shembull i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin e qytetit dhe rritjen e efikasitetit në shërbime. Që nga mosha e re, ajo ka shërbyer për komunitetin përmes organizatave joqeveritare, ndërsa përvoja e gjatë në qeverisjen lokale e ka bërë të njohë në themel çdo nevojë të qytetarëve të Ferizajt. Aftësia e saj për të dëgjuar, për t’u bërë partner i bizneseve e qytetarëve, dhe për t’i dhënë drejtim zhvillimit, e bën atë kryetaren që i duhet Ferizajt. Në këtë garë, Xhemilja ka afër vetes një ekip të shkëlqyer kandidatësh për asamble, ku secili sjell ekspertizë dhe përvojë të dëshmuar në qytet. Ky kombinim e rrit vlerën e ofertës sonë për Ferizaj dhe garanton qeverisje me standarde të reja. Xhemilja me garën e saj tregon qartë se gratë në Aleancë kanë guxim dhe hapësirë për vendimmarrje. Besimi me votë për 174 do të përkthehet në projekte konkrete dhe qeverisje të afërt me qytetarin. Më 12 tetor, bashkë e sjellim fitoren, bashkë e bëjmë Ferizajn Dritë! #DritëpërFerizaj #AAK174