Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit për vizionin e partisë së tij.
Sipas Haradinajt, tubimi i fundit në Gjilan tregoi një mesazh të qartë politik: “Mjaft me stagnim, mjaft me mashtrime, mjaft me pushtet pa vizion”. Ai e përshkroi këtë si një revoltë që po shndërrohet në shpresë dhe vendosmëri për ndryshim, me Aleancën në krah.
“Gjilani u ngrit fuqishëm dhe pa dilema në mbështetje të vizionit të Aleancës, këtë na dëshmuan në tubimin që patëm”, tha Haradinaj.
