Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: Sot skadon afati, VV s’e respektoi as interpretimin e saj për konstituimin e Kuvendit

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 09:23
Ramadani: Sot skadon afati, VV s’e respektoi as interpretimin e saj për konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se sonte skadon afati edhe sipas interpretimit të Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se më nuk mbetet asnjë afat.

“Kuvendi mund të konstituohet vetëm edhe sot. Pas sonte nuk ka më asnjë arsyetim, asnjë interpretim dhe asnjë sekondë shtesë. Pas ditës së sotme, nuk ka më afat as kushtetues, as politik, as moral”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit.

Nga nesër nuk mbetet më asnjë afat, as kushtetues, as sipas interpretimit politik që vetë VV-ja e ka bërë.
Situata është e thjeshtë:

• Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

• Seanca konstituive është thirrur më 6 gusht.

• Interpretimi kushtetues është se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Sipas këtij interpretimi, afati ka përfunduar më 7 gusht.

• Interpretimi politik i Vetëvendosjes ka qenë se afati prej 30 ditësh fillon nga dita e thirrjes së seancës konstituive.

Sipas kësaj logjike, afati skadon sonte, më 5 shtator, në orën 23:59.

Kaq e thjeshtë është.

Jo vetëm që nuk u respektua interpretimi kushtetues për afatin e konstituimit të Kuvendit, por Vetëvendosje nuk po e respekton as interpretimin e saj politik për këtë afat.

Prandaj, thirrja e vazhdimit të seancës për 9 shtator nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim i qëllimshëm dhe si një veprim që prodhon jostabilitet institucional.

Kuvendi mund të konstituohet vetëm edhe sot.

Pas sonte nuk ka më asnjë arsyetim, asnjë interpretim dhe asnjë sekondë shtesë.

Pas ditës së sotme, nuk ka më afat as kushtetues, as politik, as moral.


afatiskadonkuvendit

Të ngjashme

Musliu-Shoshi: Nuk jemi ne bllokuesit, do të vazhdojmë të kërkojmë konstituimin e Kuvendit!

Musliu-Shoshi: Nuk jemi ne bllokuesit, do të vazhdojmë të kërkojmë konstituimin e Kuvendit!

21:52
Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

15:20

Më shumë nga Lajme

  • 10:4539 vatra zjarri aktive në Shqipëri, situata më problematike në Fier dhe Himarë, mbi 800 forca të angazhuara në terren
  • 10:43Jozefin Marku shoqërohet në Policinë e Tiranës
  • 10:28Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd
  • 10:26“Ku të shkoj unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar
  • 10:25Përfshihet nga zjarri një lokal në Prizren, intervistohet një i mitur