Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se hyrja në vitin elektoral është një mundësi që brenda kësaj partie të shpalosen ide dhe vizione për të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.
Duke folur sonte në emisionin “Politiko”, Gashi ka thënë se diskutimet për mënyrën se si LDK-ja duhet të zhvillohet dhe të përfaqësohet në të ardhmen nuk duhet të interpretohen si përjashtim i njerëzve nga partia.
“Meqenëse po hyjmë në vitin elektoral të LDK-së, është normale që të shpalosen ambicie dhe ide se si duket më mirë LDK-ja, si do të jetë më përfaqësuese, më fituese dhe më kontribuuese në të ardhmen e Kosovës. Këto janë tema që diskutohen, nuk kanë të bëjnë me eliminimin apo përjashtimin e njerëzve”, ka deklaruar Gashi.



