Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për, siç thotë, keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas Ramadanit, Haxhiu ka shkelur ligjin me vendimin për propozimin e Vlorës Spanca për një mandat tjetër si Auditore e Përgjithshme.
Tutje, sipas deputetit të Aleancës, më 2 shtator 2026, Haxhiu ka nxjerrë vendimin për propozimin e Spancës pa konkurs të hapur dhe pa intervistim nga një komision i pavarur, procedura që, sipas tij, përcaktohen me ligj.


