Pamjet tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Agon Zejnullahut, i cili vdiq në Lipjan, kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.
Burim Ramadani ka deklaruar në bazë të videos së publikuar, policët kanë vepruar tërësisht në të kundërtën e asaj që janë mësuar të veprojnë në këto raste.
“Është tronditëse pamja dhe niveli krejtësisht joprofesional policor këtu, po ashtu troditëse që po bëhet fjalë ku policët veprojnë tërësisht në të kundërtën e asaj që e kanë mësu për të vepru, është në kundërshtim me procedurat standarde operative, është në kundërshtim me detyrën themlore, pra polici e ka për detyrë me vendos tjetrin nën kontroll, ku po ashtu e ka për detyrë që po aq sa kujdeset për veten të kujdeset edhe për tjetrin”.
Po ashtu, Ramadani tha se 27-vjeçari nuk ka paraqitur asnjë rrezik për zyrtarët policorë, pasi nuk ka pasur armë me vete.
“I ndjeri nuk paraqet asnjë lloj rreziku mbi zyrtarët policor, nuk ka pasë armë, është përdor spreji, dhe kjo pamja është pasi është përdor spreji i cili është jashtëzakonisht i rëndë, pra në momentin kur e vendos sprejin është sigurt me i vendos gacat në fyt, ia ndikon direkt organet e frymëmarrjes”.