Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadan Morina që u arrestua për Masakrën e 34 civilëve në Burim të Malishevës, jetoi në Beograd – në Kosovë kishte ardhur disa herë në mënyrë të fshehur

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 20:07
Ramadan Morina që u arrestua për Masakrën e 34 civilëve në Burim të Malishevës, jetoi në Beograd – në Kosovë kishte ardhur disa herë në mënyrë të fshehur

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar këtë të martë se është arrestuar një person, që dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës.

I dyshuari për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” është arrestuar në Prishtinë, teksa identiteti i tij është Ramadan Morina.

Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

GazetaDemos merr vesh se Ramadan Morina është po nga e njëjta komunë, vetëm se vie nga fshati Astrazup.

Demos po ashtu merr vesh se Morina për një kohë të gjatë ka jetuar në Beograd , dhe se që nga paslufta deri më sot, e ka vizituar vendlindjen e tij disa herë, kryesisht në mënyrë të fshehur nga banorët.

Para kohës së luftës, ai ka punuar si taksist në Malishevë, por me daljen e UÇK-së në skenë, ai ishte “zhdukur” nga skena.

I dyshuari për një ndër masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë, është i martuar në një fshat tjetër të komunës së Malishevës – në fshatin Goriq.

Xhaxhai i tij po ashtu kishte jetuar në Beograd shumë vite më herët, e se për familjen e tij e veprimtarinë e tij, informacione gjatë luftës kishte edhe UÇK -ja.

Një nga dëshmitë që do të përdoret kundër tij në Gjykatë kur të fillon gjykimi, do të jetë edhe ai i një prej dëshmitarëve i cili e ka identifikuar nga zëri të dyshuarin Ramadan Morinën, në momentin kur ishin rreshtuar për ekzekutim, pasi në atë kohë vepronte si i maskuar , por duke parë që shumë prej viktimave e prej dëshmitarëve kanë qenë prej asaj zone, është njohur nga ta.

Ndërkohë, Prokuroria ka thënë se kundër të dyshuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Së fundi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa aktakuza për krimet që janë kryer gjatë luftës më 1998/99.

Po ashtu, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

AstrazupBurimMalishevaRamadan Morina

Më shumë nga Lajme

  • 17:09Zjarri detyron qindra turistë të evakuohen përmes detit në Greqi, flakët përfshijnë Evropën
  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit
  • 16:57Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme
  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar