Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Rama: VV sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimi i kompanisë ‘Pastrimi’

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 15:38
Rama: VV sabotoi pastrimin e Prishtinës, dështoi themelimi i kompanisë ‘Pastrimi’

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”, duke akuzuar subjektin politik Vetëvendosje se ka sabotuar procesin.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar asamblistët që, sipas tij, nuk e kanë mbështetur themelimin e kompanisë, duke thënë se pasojat e këtij vendimi po i bartin qytetarët e Prishtinës.

“Me votën tuaj e latë qytetin në bërllog, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllog”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shprehur kritika të ashpra edhe ndaj sjelljes së asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke thënë se qytetarët që u kanë dhënë votën mund të jenë të zhgënjyer me veprimet e tyre.

“Mjerë ata qytetarë që ju kanë votuar dhe ju kanë besuar kur ju keni shitë pallavra se jeni këtu për të mirën e tyre. Besoj që secili votues i juaji sot ndihet i turpëruar kur e sheh çka bëni ju këtu, jo veç me votën tuaj, por edhe me sjelljet në Asamblenë e Kryeqytetit”, është shprehur Rama.

Kryetari i Prishtinës e ka cilësuar të pakuptimtë, sipas tij, mosmbështetjen e një vendimi që synon zgjidhjen e problemit të mbeturinave në kryeqytet.

“Mos me votu me u hek bërllogu prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes!”, ka thënë ai.

 “Seriozisht, jeni për studim!”.

prishtinësramakompanisë

Të ngjashme

Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët

Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët

08:21
Rama sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë vijon të jetë para Kryeministrisë

Rama sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë vijon të jetë para Kryeministrisë

20:05
Rama fton sërish studentët për dialog, vendos sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, vendos sofrën e gurtë para Kryeministrisë

09:30
Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë

Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë

21:48

Më shumë nga Lajme

  • 09:28Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës
  • 09:23Gërvalla: Prokuroria ishte vazhdimisht e informuar për dhunën dhe kërcënimet ndaj Arlindës
  • 09:22Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar
  • 09:20Protestuesit tentojnë të hyjnë në Qeveri, derisa ministrat po mbajnë konferencën
  • 09:06Gërvalla: Raportin s'e kemi të plotë, u konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim