Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Takimi me Millosheviqin nuk e cënon rolin e Nanos në çlirimin e Kosovës

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 14:08
Rama: Takimi me Millosheviqin nuk e cënon rolin e Nanos në çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, vlerësoi lart kontributin patriotik të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili vdiq më 31 tetor pas një sëmundje të rëndë.

Në ceremoninë ku Nanos iu dha lamtumira e fundit, Rama foli edhe për kritikët e rrugës politike të ish-kreut të Partisë Socialiste.

Pjesë në fjalimin e kreut aktual të Qeverisë shqiptare, zuri edhe takimi i 1997-tës në Selanik i Fatos Nanos, me “Kasapin e Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Ai tha se ky takim nuk e cënon rolin e tij në historinë e Shqipërisë dhe çlirimin e Kosovës.

“Ndaj ata që e nderuan me fjalë të mëdha kryetarin pas vdekjes, ishin ata që e ngritën dhe e ulën tradhtar pse takoi Sllobodan Millosheviqin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlen t’i kujtojmë. E kam dëgjuar bisedën e tij me kasapin e Beogradit dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë diku me shkrim, jo vetëm që në atë bisedë nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët në atë takim si dhe takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotat e Lëvizjes Kombëtare për Liri dhe të Drejtën e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, askush nuk do ta vërë në dyshim kontributin patriotik të kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe kjo e rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump
  • 22:31Tasholli: Rinia e ka kap në dorë UÇK-në, s’ka kush që ia heq
  • 22:28MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës
  • 22:27Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre