Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar një përmbledhje të punës së tij katërvjeçare në krye të Komunës.
Një prej çështjeve më të përfolura ajo e qenve endacakë është përmendur si shembull i një zgjidhjeje që ka sjellë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.
“Kemi menduar jashtë mënyrës standarde për të gjetur zgjidhje për problemin me qentë endacakë. Fillimisht, janë krijuar 23 pika ushqyese, nga vetëm 5 sa ishin më parë dhe një territor i posaçëm jashtë zonës qendrore për strehimin e tyre”, tha Rama.
