Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar sukses në misionin e tij.
Gjatë takimit, Rama dhe Lopes diskutuan për bashkëpunimin institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, me fokus në krijimin e një Prishtine më të sigurt për qytetarët.




