Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Nuk heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në BE

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 21:41
Rama: Nuk heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në BE

Këtë të martë, më 26 maj, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e vendit në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE, shkruan TV Klan.

Në përfundim të këtij takimi, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat krah Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, por edhe zëvendësministres për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna.

“Pse qeshni, jeni të rinj. Nuk e njihni ende vlerën e dashurisë. Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian”, tha kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij.

Kjo pasi ai e nisi konferencën me batuta. Ai iu drejtua Raouna, në greqisht “agapi mou“, kurse Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos në një variant “jo saktësisht slloven” siç u shpreh ai “Yubim te”. Kos e puthi atë.

Rama vazhdoi: “Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi. Duhet të jemi të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur kilometrik. Ashtu siç e ka theksuar Marta, ne i çelëm të gjithë grupkapitujt brenda 11 muajsh dhe kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe njëherë brenda një afati shumë të shkurtër. Kështu që ndihemi të energjizuar. Në fund, është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë.”

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 15:53“Po dorëzohem…”, Vezir Haziraj njofton dorëzimin para Policisë së Kosovës!
  • 15:46Vezir Haziraj: Po dorëzohem hatri i publikut
  • 15:41Pritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj Dheu i Bardhë
  • 15:31Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave
  • 15:21Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?