Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 19:00
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, bëri me dije një zhvillim që e cilësoi pozitiv në lidhje me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.

Sipas kreut të qeverisë, është bërë sqarimi i plotë dhe përfundimtar i origjinës së fondeve që janë transferuar përmes sistemit bankar për realizimin e këtij transaksioni, duke sjellë edhe çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tashmë konsiderohen pronarë të ligjshëm të pronës së blerë.

“Unë kam dalë për një arsye tjetër që s’ka të bëjë me mbledhjen por me një zhvillim pozitiv, lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec, që do të thotë me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë dhe pronarë. Nga ana tjetër unë e konsideroj po ashtu shumë pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësi për të cilin ka një proces hetimor që për mua është pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri vlerësoi si pozitiv edhe vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të mbajtur të ngrira fondet, pa i kaluar ato te shitësi i tokës, ndaj të cilit po zhvillohet një proces hetimor.

Rama theksoi se hetimi i zhvilluar nga SPAK për çështjen e pronës do të sjellë një rezultat të padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore dhe do t’i japë fund çdo spekulimi apo pretendimi të pabazuar.

Më tej ai u shpreh se procesi po zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe profesionale nga Prokuroria e Posaçme, duke garantuar transparencë dhe siguri juridike për të gjitha palët e përfshira.

“Një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK dhe në të dyja rastet rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi, manipulimi apo pretendimi që nuk është i bazuar në ligj”, deklaroi Rama.

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë