Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin se ai “nuk e sheh Kosovën aty ku Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pushtet”.
Rama foli për situatën e Lojërave Mesdhetare ku kritikoi Kurtin për protagonizëm, e pastaj tha se ndonëse pretendon se është patriot, Kurti nuk i “njeh” vendet ku nuk gëzon pushtet partia e tij.
“Masnej ne ishim në një tavolinë të përbashkët, ku edhe une iu luta atëherë kryeministrit, i thashë që tash e kemi një moment të artë për me bashkëpunu se e kemi edhe një arsye të artë me bashkëpunu, i kemi Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 edhe duhet me e zhvillu kryeqytetin, duhet me e zhvillu Prishtinën. Përgjigja ishte ‘po hajde me neve edhe s’ka problem”, tha Rama në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
