Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë duke përmbushur njëanshëm obligimet e Dialogut

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 17:09
Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë duke përmbushur njëanshëm obligimet e Dialogut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme.

Rama ka thënë se Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, që t’ia lë “topin në derë Serbisë”.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë e Kosova duhet t’i kryej obligimet e saj dhe pastaj t’i thotë Evropës e shteteve që s’e njohin se kush është Kosova dhe të kërkojë pastaj që t’i merret edhe nënshkrimi i Serbisë për marrëveshjet.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama.

“Por duhet shkëputet totalisht nga Serbia dhe s’duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë i pyetur për raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kanë raport të mirë personal, derisa thotë se kanë dallime në këndvështrime, të cilat i ndajnë ballë për ballë por edhe në qëndrime publike.

Më shumë nga Lajme

  • 13:22Publikohet poezia që Jakup Krasniqi shkroi në paraburgim, bisedë imagjinare me nënën
  • 12:22Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave – caktohen afatet
  • 12:14Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, GLPS: Një nga momentet më të rënda për Kosovën
  • 12:13Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur
  • 11:56“I godite me akuzat më të rënda, tash hesht”, Deliu: Dil Donikë, Kosovës i ke borxh një përgjigje