Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Këtë mandat të mos projektojmë kriza artificiale e bllokada, jemi votuar për t’u shërbyer qytetarëve, jo partive

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 11:06
Rama: Këtë mandat të mos projektojmë kriza artificiale e bllokada, jemi votuar për t’u shërbyer qytetarëve, jo partive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që sapo u betua për mandatin e dytë, në fjalën e tij përmendi bllokadat e krizat gjatë mandatit të parë dhe tha se prej tyre më së shumti “kanë vuajtur qytetarët”.

“E dimë se mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu siç e kanë merituar qytetarët. Ka pasë bllokada të kalkuluara politikisht, vonesa e pengesa”, tha ai.

Rama tha se uron me zemër që “në këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin që të dëgjojë diskurse përçarëse, të mos e vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike”.

Kryetari i Prishtinës bëri thirrje që të punohet së bashku e që të ketë kritikë të sinqertë.

“Secili prej nesh jemi të votuar për t’iu shërbyer qytetarëve e jo partive politike. Prandaj, e kemi për borxh të bëhemi bashkë e të punojmë, të mos projektojmë kriza artificiale, të mos krijojmë bllokada që e lodhin qytetin, por të punojmë me përgjegjësi për të ardhmen tonë. Ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve, na sfidoni, na kritikoni, kërkoni më shumë prej nesh. Kritika e sinqertë është motori i zhvillimit, ajo e mpreh udhëheqjen. Ne gjithmonë do ta mirëpresim”.

përparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë