Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama dorëzon në Kushtetuese kërkesë urgjente për buxhetin e Prishtinës

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 15:45
Rama dorëzon në Kushtetuese kërkesë urgjente për buxhetin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë urgjente për siç ka thënë bllokimin arbitrar të buxhetit të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

“Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit. Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë. Prandaj jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur, ligjin, pavarësinë institucionale të komunave, të drejtat e qytetarëve tanë dhe vetë funksionimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka thënë tutje se “në një kohë kur Prishtinës i duhen zgjidhje, jo pengesa, presim vendimmarrje të shpejtë e të drejtë që t’i hapë rrugë zbatimit të ligjit dhe rikthimit të stabilitetit financiar”.

Kryetari i kryeqytetit e ka akuzuar në vazhdimësi Ministrinë e Financave dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të vitit 2025.

E Murati ka thënë se faji është te pushteti komunal që e ka vonuar miratimin në Asamble dhe i partive opozitare që më pas nuk po e përkrahin formimin e komisioneve parlamentare për të kaluar tutje këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

Ministria e Financavepërparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht
  • 21:52Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
  • 21:43Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse
  • 21:27Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
  • 21:13Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor