Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që Shqipëria të ofrojë shërbimin e martesave online.
“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë” , tha Rama.
