Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rahoveci e shpall “non grata” Igor Popoviqin pas deklaratave fyese ndaj UÇK-së

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 16:00
Rahoveci e shpall “non grata” Igor Popoviqin pas deklaratave fyese ndaj UÇK-së

Kuvendi Komunal i Rahovecit, në mbledhjen e mbajtur të enjten, miratoi një deklaratë dënuese ndaj gjuhës së përdorur nga ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, të bërë gjatë javës së kaluar në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata përmes së cilës shpallet Popoviqi person “non grata” u miratua unanimisht nga të gjitha partitë që janë pjesë e Kuvendit.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, prezantoi deklaratën para asambleistëve, duke theksuar rëndësinë e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ne përfaqësuesit e Kuvendit Komunal shprehim shqetësimin ndaj deklaratave fyese dhe tendencioze të Igor Popoviq të bëra gjatë vizitës së tij në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec. Këto deklarata përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj historisë sonë. Ato përpiqen të njollosin luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së”.

“Në një shtet demokratik e sovran, që ka punuar fort për paqen e përgjithshme të qytetarëve të tij pa dallime etnie, ngjyre e feje, një person me gjuhë të urrejtjes e të përçarjes, është i padëshirueshëm, për komunën tonë është person “non grata”. Inkurajojmë bashkëqytetarët tanë të Hoçës së Madhe dhe përfaqësuesit e këtij fshati, të distancohen nga kjo gjuhë e papranueshme”, thuhet mes tjerash në deklaratë .

Më shumë nga Lajme

  • 07:55Parashikimi i motit për sot
  • 23:50Parashikimi i motit për nesër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë
  • 23:39Bie në bunar rreth 10 metra të thellë, policia arrin ta shpëtoj qytetarin
  • 23:17Reagon edhe Vuçiqi: Ibri është çështje e jona e brendshme, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë
  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira