Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rafuna: Bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë, kjo po e mbyt prodhimin vendor

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 18:03
Rafuna: Bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë, kjo po e mbyt prodhimin vendor

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deklaroi se bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe kësisoj po përballen me kosto të larta.

“Kishim njoftim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike që më 1 qershor të gjitha bizneset e mëdha të dalin në tregun e hapur”, tha Rafuna, për Telegrafin.

“Bizneset nuk ishin të përgatitura. Disa kishin nisur investime në zgjerim, e u detyruan t’i ndalin dhe t’i orientojnë drejt paneleve solare e baterive”, shtoi ai.

Rafuna thotë se OEK nuk është kundër tregut të lirë, por kundër mënyrës si u zbatua.

“Nuk jemi kundër daljes në treg të lirë, por kemi kërkuar shtyrje proces transparent dhe dialog publik-privat që të mos dëmtohen bizneset”, ka thënë Rafuna.

Ai bëri të ditur Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të dorëzohet dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për padinë e ngritur kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, derisa shton se çmimi i rrymës po e mbyt prodhimin vendor.

“Çmim i energjisë elektrike është kosto operative për biznesin dhe ajo kalkulohet në çmimin final të produktit. Me automatizëm, produkti ynë del më i shtrenjtë se ai i importuar”, tha Rafuna.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe konsumatorët.

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale
  • 12:03Protesta e së shtunës në Tiranë, pranga dhe gjoba për disa nga pjesëmarrësit
  • 11:54Qyteti i Prishtinës mbështet organizimin bamirës për Ditën Botërore të Diabetit, njofton Përparim Rama
  • 11:27Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet
  • 11:02Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë