Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Qytetari në Junik dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 14:54
Qytetari në Junik dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

Një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në qytetin e Junikut, e cila përmbante një shumë të konsiderueshme parash dhe disa kartela bankare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 5 mars 2026 në Stacionin Policor në Junik është paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë në qytetin e Junikut dhe e kishte dorëzuar atë tek autoritetet policore.

Në kuletë ndodheshin 445 funta angleze, 50 franga zvicerane, 10 euro, 42 mijë e 600 lekë shqiptare si dhe pesë kartela bankare.

Policia njofton se më 6 mars 2026 është identifikuar dhe kontaktuar personi të cilit i kishte humbur kuleta.

Ai është ftuar në Stacionin Policor në Junik, ku zyrtarët policorë ia kanë kthyer kuletën së bashku me të gjitha mjetet financiare që ndodheshin në të.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar me këtë rast.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 15:13Dekretohet Ligji për Byronë e Pasurisë, Kuvendi do të përcjellë themelimin e saj
  • 15:07Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të
  • 15:06Inspektorati gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe dy persona që shisnin online pa biznes të regjistruar
  • 15:05AUV tërheq 178 kilogramë suxhuk nga kompania BUQUKU pas zbulimit të ADN-së së pulës në produkt
  • 15:03Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë