Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qytetarët me aftësi të kufizuara nuk po lejohen të votojnë, drejtoresha e Down Syndrome përmend rastin

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2025 në 13:55
Qytetarët me aftësi të kufizuara nuk po lejohen të votojnë, drejtoresha e Down Syndrome përmend rastin

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Down Sindrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, reagoi se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet të votojnë sot në zgjedhjet për balotazh.

Ajo përmendi rastin e Gencit, i cili është me sindromën Down, ku sipas saj iu mohua e drejta e votimit.

“Sot, Genci ju mohua e drejta e votimit, megjithëse Genci ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë ia ndaloi këtë të drejtë. Hajdini-Beqiri kritikoi mënyrën se si dokumentet mund të cenojnë të drejtat kushtetuese.

“Profesionist’ të KQZ-së, a jeni të vetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë”, shkroi ajo.

KQZ’ja në koferencën pak më parë njoftoi për kategorinë e personave që nuk dinë shkrim-lexim, se nuk iu lejohet votimi me asistencë

down syndrome

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Presidentja e re arrin për inaugurim, pritet nga Albulena Haxhiu
  • 15:14PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia
  • 15:13Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi
  • 14:58Ceremonia për shefen e re, Kurti e Osmani nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit
  • 14:56PDK i përgjigjet BE-së dhe Speciales: Kuvendi s’ka nevojë t’i pyesë për ligjet, s’kemi shkelur asnjë detyrim ndërkombëtar