Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën tek “Xhamia e Llapit”.
Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj.
Të njëjtit kanë deklaruar për KosovaPress, se arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korësi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.
