Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke deklaruar se opozita duhet të jetë konstruktive sa i përket formimit të institucioneve të reja.
Qorrolli në emisionin “Këndi i Debatit” vlerësoi se nuk është e ndershme që opozita pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, të vendos kushte.
“Nëse opozita vendos kushte është e pandershme. Aleanca ka vendosur kushte, LDK gjithashtu përmes Vjosa Osmanit. Me 7 mandate shembull Aleanca nuk mund të vendos kushte për formim të institucioneve. Shpresoj se kësaj radhe do të reflektojnë”, ka thënë të enjten Vigan Qorrolli te “Këndi i Debatit”.
Sipas Qorrollit, VV-ja ka qenë bashkëpunuese edhe në legjislaturën e kaluar kur vendi shkoi në zgjedhje pasi nuk u arrit konsensus për zgjedhjen e presidentit.
