Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2025 ka shënuar një rekord me realizimin e mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste elektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.
Bazuar në një komuniktatë të lëshuar për opinionin, ShSKUK thotë se gjatë këtij viti janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane.
