Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

QKUK kryen për herë të parë operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 10:08
QKUK kryen për herë të parë operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se kanë realizuar për herë të parë me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë, që kanë thënë se është një nga metodat më moderne dhe minimalisht invazive në kirurgjinë e trurit.

Siç ka njoftuar QKUK, me 6 dhe 7 korrik ata kanë pritur neurokirurgun nga Gjermania, Dr. Gousias Konstantinos, i cili, në bashkëpunim me ekipin profesional të Klinikës së Neurokirurgjisë, udhëhoqi realizimin e këtyre procedurave të avancuara kirurgjikale.

“Gjatë kësaj vizite u kryen me sukses dy ndërhyrje të rëndësishme: operimi i një tumori të hipofizës përmes qasjes neuroendoskopike dhe operimi i një tumori të ventrikulit të tretë të trurit me teknikën neuroendoskopike. Në të dyja ndërhyrjet u përdor edhe neuronavigatori, aparaturë moderne e disponueshme në Klinikën e Neurokirurgjisë, e cila mundëson orientim të saktë anatomik gjatë operacionit, rrit sigurinë e procedurës dhe ndihmon në kryerjen e ndërhyrjeve me precizion maksimal, në përputhje me standardet bashkëkohore të neurokirurgjisë”, thuhet në njoftim.

Ata kanë njoftuar se të dy pacientët e operuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdojnë trajtimin dhe rikuperimin sipas planit mjekësor.

“Përveç suksesit klinik, vizita pati edhe një vlerë të veçantë profesionale dhe edukative. Gjatë gjithë procedurave, mjekët neurokirurgë, anesteziologët, infermierët instrumentarë dhe personeli i sallës operative morën pjesë aktive në trajnim praktik, duke përfituar njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e teknikave moderne të neuroendoskopisë dhe përdorimin e neuronavigatorit. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale të Klinikës së Neurokirurgjisë dhe në zgjerimin e gamës së shërbimeve që u ofrohen pacientëve”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
  • 20:45Letra drejtuar ministrit Arben Vitia e pacientes që vdiq nga kanceri: Ju lus, merrni masa për sigurimin e terapisë!
  • 20:33Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO
  • 19:58Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
  • 19:38Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel