Që nga viti 2011 e deri më 2025, Prokuroritë Themelore kanë ngritur qindra aktakuza ndaj keqpërdoruesve të votës, për veprat penale që lidhen me proceset zgjedhore. Nga këto aktakuza sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, një pjesë e mirë e rasteve nuk kanë marr epilog, pjesa tjetër, përfunduan me gjoba e dënim me kusht, ndërsa një pjesë shumë më e vogël e të akuzuarve përfunduan prapa grilave.
Vetëm në javët e fundit dhjetëra komisionerë, por edhe anëtarë të partive politike janë dërguar në paraburgim si të dyshuar për keqpërdorim të votës. Disa për dallavere gjatë numërimit të votave dhe procesimit të tyre e të tjerë për dhënie e marrje të ryshfetit.
Të dhënat nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tregojnë se për njerëzit që kanë bërë dallavere me vota, ndëshkimi përgjatë viteve ka qenë shumë i butë.
15 persona përfunduan në burg, 11 u dënuan me kusht, 1 person u dënua me gjobë, ndërkaq në 8 raste të tjera, 5 persona janë dënuar me gjobë, ndërsa për 3 raste ende nuk ka epilog.
Aktakuzat e ngritura në vitin 2012, për dallaveret me vota nuk e dërguan asnjë person në burg. 1 person u dënua me kusht, ndërkaq për 28 raste nuk ka epilog përfundimtar, ashtu siç përfunduan edhe 5 aktakuza të ngritura në vitin 2013.
Në vitin 2014, sipas të dhënave të KGJK-së, 5 persona u dënuan me kusht, ndërsa 3 raste mbetën pa epilog.
Viti 2015 solli shumë aktakuza por pak ndëshkime. 56 të pandehur për keqpërdorim të votës nuk e morën kurrë ndëshkimin, sepse rastet mbetën pa epilog. 15 të akuzuar tjerë u dënuan me kusht, një person përfundoi prapa grilave, ndërkaq në një rast tjetër ndaj 5 të pandehurve, u ngritën vetëm 2 aktakuza, të cilat kurrë nuk morën epilog nga Gjykatat.
Në vitin 2016 ishin vetëm dy aktakuza ndaj dy personave, njëri u dënua me kusht e tjetri mbeti në sirtarët e gjykatës pa epilog.
