Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në orët e mëngjesit.
Kësaj here, deputetëve u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të PDK-së nga Skenderaj dhe Istogu, transmeton Klankosova.tv.
Bllokimi i hyrjes në Qeveri nga deputetët e këtyre subjekteve politike ka ndodhur edhe gjatë javëve të kaluara.

