Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria miraton kompensimin për ushtarakët e komanduar jashtë vendbanimit

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 20:52
Qeveria miraton kompensimin për ushtarakët e komanduar jashtë vendbanimit

Qeveria miratoi në mbledhjen e datës 17 mars 2026 vendimin për përcaktimin e kritereve dhe masës së kompensimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kur emërohen ose komandohen në detyrë jashtë vendbanimit të tyre.

Sipas vendimit, ushtarakët aktivë që nuk u sigurohet transport, strehim apo kompensim për qira nga Ministria e Mbrojtjes përfitojnë pagesë mujore sipas distancës nga vendbanimi i tyre:

5–25 km: 4,400 lekë26–50 km: 8,800 lekë

51–100 km: 13,200 lekëMbi 101 km: 20,000 lekë

Pagesa ndërpritet kur ushtaraku rikthehet në vendbanimin e tij, përfundon periudha e komandimit jashtë vendbanimit ose sigurohet banesë pranë vendit të shërbimit. Në rast se ushtaraku transferon edhe familjen, kompensimi përfshin transportin falas të familjes dhe të materialeve të shtëpisë me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtarakët duhet të dorëzojnë çdo vit dokumentacionin përkatës për të përfituar kompensimin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim shfuqizon vendimin nr. 435, datë 25 qershor 2004, dhe efektet financiare mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
  • 23:33Matoshi: Asnjë faj nuk mund t’i vishet opozites nëse vendi shkon sërish në zgjedhje
  • 23:23Canaj: Dosja e Shehollit po përdoret politikisht
  • 23:22Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja
  • 23:03Sadiku ‘kundër’ një marrëveshje mes LDK-së e LVV-së: Nuk mundemi me fitu në koalicion me ata