Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet bazë, Kurti: Garanton çmime të përballueshme për qytetarët

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 10:38
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet bazë, Kurti: Garanton çmime të përballueshme për qytetarët

Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar është risjellë për miratim sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri, Albin Kurti tha ky ligj garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë në kohë krize, parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve.

Ai shtoi se për herë të parë do të krijohet një mekanizëm i pavarur, i cili vendos, siç tha Kurti mbi bazën e interesit publik e jo të interesave të ngushta.

“Që prej vitit 2020 kur filluam të qeverisnim jemi përballur me sfida të mëdha globale, secilës prej tyre i jemi përgjigjur me seriozitet e përgjegjësi dhe kemi ndihmuar secilën kategori shoqërore, natyrisht ata që kanë më shumë nevojë. Kemi nisur edhe iniciativën për çmimet tavan për të evituar fryrjen artificiale të çmimeve. Ky ligj u pat sfiduar në Kushtetuese nga ana e opozitës. Ja ku jemi shumë muaj më pas me kriza të reja, që prekin edhe xhepin e qytetarëve tanë. Po e risjellim për miratim këtë projektligj sot.

Me këtë ligj nuk po hyjmë në tregun e lirë, por po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky ligj garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë në kohë krize, parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve dhe për herë të parë krijohet mekanizmi i pavarur, bordi i cili vendos mbi bazën e të dhënave e interesit publik e kurrsesi mbi interesat e ngushta”, tha Kurti.

Qeveria Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit