Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit të PZAP-it që refuzoi ankesën e saj për parregullsitë në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut. PDK thotë se është “thellësisht e zhgënjyer” dhe konsideron se vendimi nuk pasqyron atë që realisht ka ndodhur në terren.
Sipas partisë, janë dorëzuar prova dhe dëshmi që, siç pretendojnë ata, tregojnë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar sipas ligjit dhe standardeve demokratike.
PDK paralajmëron se nuk do të ndalet me kaq. Partia njofton se hapi i radhës është dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme, instanca përfundimtare që mund të vendosë për integritetin e procesit.
