Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 19:16
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 9 janar 2026 nga paneli i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

PDK kishte kontestuar administrimin e procesit të numërimit dhe shpalljen si të vlefshme të fletëvotimeve të dërguara me postë nga votimi jashtë Kosovës, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas afatit ligjor, përfshirë ato të datave 2 dhe 5 janar 2026.

Në arsyetim, PZAP ka vlerësuar se ankesa është dorëzuar jashtë afatit ligjor prej 48 orësh, të përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, pasi shkeljet e pretenduara, sipas vetë ankuesit, kanë ndodhur më 2 dhe 5 janar 2026, ndërsa ankesa është paraqitur më 8 janar 2026.

“Paneli ka konstatuar se ankesa është parashtruar pas afatit ligjor dhe si e tillë është e pasafatshme”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Në vendim theksohet gjithashtu se, për shkak të pasafatshmërisë, PZAP nuk ka hyrë në shqyrtimin meritor të pretendimeve të PDK-së lidhur me vlefshmërinë e fletëvotimeve me postë.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit, sipas dispozitave ligjore në fuqi

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Pamje të rënda: Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave
  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
  • 13:28Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”
  • 13:26Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive