Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 21:44
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë më 1 shtator 2026, nëse deri më 31 gusht nuk u paguhen pagat e mbetura për muajin korrik.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës me kryetarët e shoqatave sindikale. Pas diskutimeve, përfaqësuesit janë pajtuar që greva të nisë në rast se mjetet nuk kalojnë në llogaritë bankare të punëtorëve brenda afatit të përcaktuar.

Sipas Federatës, vendimi është i përbashkët dhe vjen si pasojë e mosrealizimit të pagesave për punën e kryer.

“Punëtorët nuk mund t’i bartin pasojat e procedurave administrative dhe të prokurimit. Kërkesa jonë është e qartë: puna e kryer duhet të paguhet”, thuhet në njoftim.

Federata nuk ka bërë të ditur sa punëtorë mund t’i bashkohen grevës dhe sa shkolla pritet të preken prej saj.

Në takim është diskutuar edhe për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e kësaj organizate sindikale. Procesi zgjedhor pritet të përfundojë deri në gusht të vitit të ardhshëm.

Mandati i kryetarit aktual është vazhduar edhe për një vit, me arsyetimin se kjo periudhë do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve më transparente dhe demokratike.

punëtorëtteknikëshkollave

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Lushtaku: Kurti s'duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
  • 22:12Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, policia jep detaje
  • 22:03Lushtaku: Babai ia afroi 'automatin' Kurtit gjatë luftës, nuk e pranoi
  • 21:55“S’dinim ku t’i vendosnim këmbët nga kufomat”, Arsim Gërxhaliu rrëfen hyrjen e parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas luftës
  • 21:54E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar