Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot po proteston me kërkesë për rritje pagash.
Kryetari i kësaj Sindikate, Nexhat Llumnica para protestuesve dhe mediave, ka lëshuar një video ku dëgjohet kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani, teksa thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike në Kosovë.
“Të nderuar punëmarrës, kryeshefi i KEK-ut, jo vetëm që nuk është i i nteresuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotëqë i keni pagat më të larta në Kosovë.Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikur ndërmarrjet publike e hiq më larg sikur KEK-un që sot vdesin 1% të stafit. Kryeshefi i KEK-ut na tha që i keni mbi 1100 e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e re e KEK-ut e dimë që paga bazë, mesatarja e pages bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që e kam një surprizë, e ajo surprizë është mos me ia shkel pagën kryeshefit, pra ne nga këtu kërkojmë 1100 euro pagë mesatare. Për të mbet kjo pagë mesatare, duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin puëtorë në bazë të pagës mesatare. Prandaj, nga këtu, kjo kërkesë do të jetë legjitime dhe nuk do ta anashkalojmë asnjëherë deri në grevë. Ne do të kalojmë nëpër procedura ligjore, ashtu siç e kiemi bërë me Shoqatën Sindikale të KOSTT-it, të cilët pas tre muajsh kanë arritur të rritin pagën 150 euro, ani pse menaxhmenti ka bërë thirrje mos me e bë publike, edhe 1000 euro për fundvit i kanë marrë si rezultat i presionit sindikal”, ka thënë Llumnica.
Ai ka thënë se do t’i provojnë të gjitha hapat deri te greva për të realizuar kërkesën e tyre.
“Kërkesa tjetër, ne e kemi pa sigurimin fizik të gjithë janë lavdëru këtu se i kemi kthy, ama kompanisë private ia kanë dhënë 2 milionë e 700 mijë euro, kurse punëtorëve që i kanë kthy në KEK,. prej frikës që mos po pasurohen punëtorët, ia kanë dhënë më pak se 1 milionë e 800 mijë euro. Pra, këta punëtorë kanë pagë nën minimale, pagë 400 euro. Ne nuk kërkojmë më shumë, vetëm se të nivelizohen pagat me punëtorët e KEK-ut pasi që tash po iu thojmë punëtorë të KEK-ut. Kërkesën tjetër e kemi pas për pagën e 13-të. Kemi dëgju në sektorin publik e sektore të ndryshme, pagë të 13-të duke iu kërku duke iu dhënë. Ne kemi pa ndërmarrje shumë më të vogël e joprofitabile, 600 euro për fundvit. Kemi pa ndërmarrje shumë më të vogël e joprofitabile, që ndihmohet prej buxhetit e taksapaguesve 500 euro për fundvit,. Kemi pa ndërmarjre publike që varet prej neve siç është KOSTT që i ka 1000 euro për fundvit, edhe 150 euro ngritje të pagave”, ka shtuar Llumnica.
