Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një audioincizim në të cilin Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh, tregon për lidhjet e tij me terroristin Milan Radoiçiq si dhe Listën Serbe.
Në këtë audio Sheholli dëgjohet duke biseduar me dy persona, një grua dhe një burrë.
Këtij të fundit, Sheholli dëgjohet t’i rrëfejë se çfarë ka dëgjuar për të, teksa shton se “kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Miku im i madh është Milan Radoiçiq, dhe mik i tyre është. Mos fol për të ashtu siç ke folur deri më tani”.
