Psikologia e njohur, Dafina Broqi i është futur garës për deputete për zgjedhjet e 28 nentorit, shkruan DEMOS.
Broqi mban numrin 107 bë listën e PDK-së.
“Vij nga një familje punëtore, me vlera të forta morale dhe njerëzore. Prindërit e mi më kanë mësuar ndershmërinë, përkushtimin dhe respektin për njeriun – vlera që i bart sot në çdo angazhim timin publik.
Jam psikologe, me arsim universitar dhe në përfundim të masterit në Psikologji Klinike. Që nga mosha 18-vjeçare kam punuar për t’u shkolluar, me një qëllim të vetëm: t’u shërbej qytetarëve dhe të jem zëri i atyre që nuk dëgjohen mjaftueshëm.
Si profesioniste e shëndetit mendor kam punuar çdo ditë me njerëz të lënduar emocionalisht, të traumatizuar dhe të lënë pas dore nga sistemi. Këto përvoja më bindën se ndryshimi i vërtetë duhet të vijë nga institucionet.
Në politikë hyra sepse unë vij nga qytetarët dhe jam me qytetarët. Nuk flas nga zyrat, por nga përvoja reale me njerëzit,për të marrë vendime të drejta, për të qenë zëri i grave, i të rinjve dhe i qytetarit të zakonshëm. Me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, besoj se mund të bëjmë ndryshim real.
Prioritetet e mia:
