Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pse s’u lejua të vitne për ta parë, dhe a do t’i lejojet të vjen Cali në varrimin e babait, flasin nga Specialja

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 17:36
Pse s’u lejua të vitne për ta parë, dhe a do t’i lejojet të vjen Cali në varrimin e babait, flasin nga Specialja

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj se a do t’i lejohet Salih Mustafës – Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje nga Specialja thuhet se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje për Klankosova.

DhSK-ja tregoi edhe proceduralisht se si shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur është bërë kërkesa me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të DHSK-së dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet tutje në përgjigjen.

Specialja ndër të tjera, thotë se është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë.

“Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse z. Mustafa ka bërë ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin”.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Babai i Calit, Jahja Mustafa ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

sali mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE