Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pse nuk e votoi LDK rezolutën e PDK-së për Hagën? Pika që “përplasi” dy partitë në Kuvend

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 20:47
Pse nuk e votoi LDK rezolutën e PDK-së për Hagën? Pika që “përplasi” dy partitë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Megjithatë, miratimi i saj u parapri nga një përplasje e ashpër mes dy partive kryesore opozitare, shkruan Insajderi.

Ndonëse rezoluta kaloi me 90 vota, grupi parlamentar i LDK-së refuzoi të merrte pjesë në votim, pasi propozimi i tyre për plotësimin e tekstit u hodh poshtë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi nga foltorja se partia e saj ishte pajtuar që rezoluta të futej në rend dite, por jo edhe me përmbajtjen aktuale të saj.

LDK kushtëzoi votën e saj me përfshirjen e një pike që kërkon drejtësi për vrasjet politike të ndodhura në Kosovë.

Nga ana tjetër, Përparim Gruda i PDK-së, u përgjigj prerazi se teksti i rezolutës nuk mund të ndryshohej në këtë fazë. Ai shtoi se dokumenti është hartuar me kujdes nga një grup ekspertësh dhe duhet të votohej ashtu siç ishte propozuar.

Pasi propozimi i tyre nuk u mor parasysh, deputetët e LDK-së që ishin të pranishëm në sallë vendosën të mos merrnin pjesë fare në procesin e votimit, duke bërë që rezoluta të kalonte vetëm me votat e partive të tjera

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët