Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 15:21
Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?

Banorët e Dragashit, në jug të Kosovës, protestuan këtë javë pasi për gati dhjetë ditë u përballën me furnizim jo të rregullt me ujë të pijshëm.

Reduktimet e ujit gjatë verës janë problem i përsëritur në disa zona të Kosovës.

Eksperti i ujërave, Skender Bublaku, thotë se Kosova ka resurse të mjaftueshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, por se ato nuk po menaxhohen siç duhet.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Bublaku sqaron se problemet me mungesën e ujit lidhen me humbjet e mëdha, dhe me nivelin e ulët të akumulimit të ujit.

Sipas tij, vetëm rreth 15 për qind e ujërave sipërfaqësore shfrytëzohen, dhe rreth 15 për qind janë të akumuluara.

“Shkalla e humbjeve të ujit është mbi 55 për qind. Gjatë vjeshtës, dimrit, pranverës, pjesa më e madhe e ujërave rrjedhin, ecin nga territori i Kosovës dhe nuk rezervohen”, thotë ai.

Pse vera e përkeqëson situatën?

Bublaku thotë se problemet janë më të theksuara në komunat që varen nga burimet ujore pa akumulime.

“Gjatë sezonit të verës – korrik, gusht, shtator – këto resurse ujore, që janë direkt pa akumulime, nuk garantojnë sasinë minimale të ujit që është e nevojshme”, shpjegon ai.

Bublaku përmend Ferizajn – i cili e merr ujin drejtpërdrejt nga lumi – Pejën, si dhe Kamenicën, dhe zona të tjera, që varen nga ujërat nëntokësore ose rrjedhat lumore.

Ndërprerjet e ujit shpesh shoqërohen me arsyetime për prishje teknike, turbullira në burime ose probleme me cilësinë e ujit.

Bublaku thotë se defektet teknike mund të ndodhin në çdo sistem, por kur të njëjtat probleme përsëriten për vite me radhë pa u zgjidhur, problemi sipas tij është tek menaxhimi.

Digat si zgjidhje afatgjatë

Bublaku thotë se Kosova ka nevojë për investime afatgjata në akumulimin e ujit, përfshirë ndërtimin e digave.

Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje, ka premtuar ndërtimin e pesë digave të ujit në mandatin e ardhshëm qeveritar.

“Unë do të isha i kënaqur një digë ta kemi, ta ndërtojmë, të paktën ta fillojmë me një”, thotë Bublaku.

Megjithatë, ai thekson se ndërtimi i digave nuk është zgjidhje që mund të realizohet brenda një mandati qeverisës.

Çfarë rreziku paraqet ndryshimi i rrjedhës së Ibrit?

Në podkastin 5 pyetje, eksperti i ujërave u pyet edhe për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Bublaku beson se deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë më shumë presion politik sesa një plan konkret.

“Unë nuk e shoh si problem specifik real, ose diçka që pritet të ndodhë, por mendoj se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, ta monitorojë”, thotë ai.

Por, nëse diçka e tillë ndodh, sipas Bublakut do të dëmtonte rëndë infrastrukturën e ujit të Kosovës, e cila e përfshin pothuajse pjesën më të madhe të Kosovës qendrore./REL/

ujitbublakuthotë

Të ngjashme

“Njollë e zezë” në Kuvend – Hasani godet Kurtin e Deharin: Po shkelet Kushtetuta, po iket nga Aneksi i Ohrit

“Njollë e zezë” në Kuvend – Hasani godet Kurtin e Deharin: Po shkelet Kushtetuta, po iket nga Aneksi i Ohrit

17:23

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet
  • 17:53Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës
  • 17:51Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë
  • 17:48Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave
  • 17:47Ishte në arrati, ky raportohet se është i dyshuari që u kap pas të shtënave në Pejë