Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pse mandatet mund të kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit? Flasin nga KQZ

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 07:45
Pse mandatet mund të kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit? Flasin nga KQZ

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën e publikimit të rezultateve zgjedhore, duke theksuar se procesi i shfaqjes së tyre është dinamik dhe përditësohet në kohë reale me numërimin e çdo kutie votimi.

Sipas tij, diferencat mes subjekteve politike për mandatet e fundit janë shpesh shumë të vogla, çka bën që edhe disa dhjetëra apo qindra vota të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e koeficientëve dhe në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Elezi ka shpjeguar se në disa raste një subjekt politik mund të arrijë përkohësisht koeficientin e nevojshëm për të fituar mandat, i cili më pas mund të ndryshojë me përfshirjen e kutive të reja të votimit.

“Mund të ndodh që në një moment të caktuar të procesimit të rezultateve, subjekti të arrijë koeficientin e nevojshëm dhe mandati shfaqet në rezultatet e publikuara. Mirëpo, me përfshirjen e rezultateve nga kuti të tjera votimi, raporti i koeficientëve mund të ndryshojë dhe përparësia e mëparshme të humbasë, duke bërë që mandati të kalojë te një subjekt tjetër politik”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka theksuar se kjo është një rrjedhë normale e procesit zgjedhor, pasi rezultatet përditësohen vazhdimisht dhe çdo kuti e numëruar mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Sipas rezultateve të deritanishme të përgjithshme, Vetëvendosje ka 45.48 për qind të votave, duke mbetur forca më e madhe politike në vend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.11 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pak më pak se 7 për qind të votave.

Më shumë nga Lajme

  • 07:11Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
  • 07:02Hehir: Turp i madh që një gjykatë e huaj që iu imponua Kosovës t’i shpallë fajtorë figurat e UÇK-së
  • 06:38Brahimaj: Ata që do të mërziten për lirimin e krerëve të UÇK-së, le të vajtojnë me Vuçiqin e Daçiqin
  • 06:37Temperaturat deri në 27°C, parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë