Rreth dy vite nga ngjarje e rëndë e ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë, ku në rrethana ende të paqarta krejtësisht, argjentinasja Maria Clara Urdangaray vdiq duke rënë nga dritarja e dhomës 403, janë publikuar pamje nga ky moment tragjik, raporton GazetaDemos.
Se çfarë, si e pse ndodhi nuk dihet, por dyshimet tashmë janë të drejtuara. I dyshuari kryesor për vdekjen e Marias është i fejuari i saj, Endrit Nika, i cili ndodhet në paraburgim për “vrasje të rëndë”.
Në shqyrtimet e fundit bëhet e ditur se Prokuroria e Kosovës, ka përdorur video të kamerave të sigurisë së hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë, si prova materiale për zbardhjen e tragjedisë.
Në këto pamje shihet qartë se në orën 1:54:35 xhami fillon duke u thyer bashkë me kornizën e dritares, e që bien të parët, ku pas pak sekondash bie edhe viktima Maria Clara.
Për këtë tragjedi, avokati i Endrit Nikës, Drilon Imeri, ka përshkruar versionin e klinetit të tij, ku thotë: Endriti thotë që ajo vazhdimisht kishte sjellje agresive me motive xhelozie… në një moment ajo e tërheq prej këmbëve, ai e mban për t’u qetësuar dhe thotë se janë shtrirë në tokë. Ai thotë se nuk e ka lëshuar deri i ka thënë që “u qetësova, jam mirë”. Pas disa minutave, Endriti thotë që e ka lëshuar dhe “ajo ka shkuar për t’u ulur afër xhamit, unë rri në mes të dhomës, ajo mbështet nga xhami dhe bisedojmë edhe pak sekonda ose 1 minutë 2 dhe i them po shkoj në fshat po flej, flej edhe ti vetëm sonte. Në ato momente kthehem me shpinë nga ajo për ta marr një maicë dhe e dëgjojë një krismë të lehtë, kur shikojë mungon korniza e dritares së bashku me Claran”.