Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale kanë paralajmëruar një tubim të ri para objektit të Qeverisë së Kosovës, të premten në mëngjes.
Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat nisën në orën 16:00, tubimi i së premtes është thirrur para orës 09:00
Ky ndryshim vjen pas njoftimit se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme për këtë rast.




