Protestuesit në Han të Elezit kanë djegur goma gjatë protestës së zhvilluar kundër përdorimit të gomave të përdorura si lëndë djegëse në procesin e prodhimit të çimentos në fabrikën SharrCem.
Djegia e gomave është përdorur si simbolikë nga protestuesit, për të kundërshtuar praktikën e përdorimit dhe djegies së gomave në procesin industrial të fabrikës.
Protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin që, sipas tyre, kjo praktikë mund të ketë në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin e banorëve të zonës.

