Banorët e një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në kryeqytet kanë dalë sonte në protestë.

Ata po protestojnë pasi thanë se tash e tri ditë nuk kanë furnizim me ujë të pijes, njofton Klankosova.tv.

Të njëjtit e kanë thirrur edhe policinë, pasi dyshojnë se kjo po bëhet qëllimshëm.