Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestë sot në Dragash, përshkak të mungesës së ujit të pijshëm

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 08:00
Protestë sot në Dragash, përshkak të mungesës së ujit të pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë për nesër, më 11 gusht, para objektit të Komunës së Dragashit.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Në njoftim theksohet se qytetarët e konsiderojnë të papranueshme që të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore.

Mungesën e ujit e ka konfirmuar edhe menaxheri i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Dega në Dragash, Izet Aliu.

Ai ka deklaruar se qyteti po përballet me mungesë të furnizimit dhe se sasia e ujit që aktualisht vjen nga burimi i Radeshës nuk është e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve.

Sipas Aliut, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit në burim.

Ai ka theksuar gjithashtu se problemi nuk lidhet me kapacitetet e KRU “Hidroregjioni Jugor”, por me sasinë e ujit në dispozicion.

Ndërkohë, qytetarët pritet që përmes protestës së nesërme t’u kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme për krizën e furnizimit me ujë.

ujitprotestëdragash

Më shumë nga Lajme

  • 08:36“Do t’i dërgoj në Kosovë” – ‘plani’ i Farage për ata që vrajnë dhe përdhunojnë dikë në Britani
  • 08:25Të paktën 132 të vdekur në tërmetin më të madh në Kolumbi në vite
  • 08:10Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
  • 08:08KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:07Edhe sot kufizohet qarkullimi për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë