Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë në protestën e zhvilluar në Tiranë në përkrahje të luftës së UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që iu bashkuan këtij akti simbolik të kujtesës dhe solidaritetit.
Në një intervistë në RTSH, Hoxhaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, do duhej të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën për UÇK-në në Tiranë, dhe jo të përpiqej ta godiste atë përmes një lufte hibride.
“Mendoj se Kurti duhet të bënte thirrje për rritjen e pjesëmarrjes masive në protestën e UÇK-së në Tiranë dhe mos ta godiste nëpërmjet një lufte hibride këtë gjëmë madhështore që po zhvillohej në Tiranë”, u shpreh ai.
Hoxhaj foli edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale, për të cilën se ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ShBA dhe BE, dhe se ishte më e udhës të themelohej nga institucionet e Kosovës sesa nga OKB.
“Ka qenë një kërkesë që më mirë të themelohej nga Kosova sesa të themelohet një gjykatë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”.


