Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, flasin organizatorët: Nuk është protestë partiake

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 08:45
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, flasin organizatorët: Nuk është protestë partiake

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, së bashku me organizatën “Përpjekja”, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike e cila do të fillojë nesër në ora 13:00 para KEDS, e për ta përfunduar atë para Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online lidhur me këtë protestë, aktivistja Qëndresa Hyseni ka bërë të ditur se protesta do të zgjasë dy orë dhe ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kundërshtimit të shtrenjtimit të rrymës.

“Po, protesta do të mbahet të premten prej orës 13:00. Fillon te ndërtesa e KEDS-it dhe vazhdon deri te Qeveria. Sa i përket përkrahjes, për secilin qytetar e qytetare është shumë e rëndësishme që faturat e rrymës mos me u rritë, kështu që kushdo që e sheh të arsyeshme edhe esenciale mos rritjen e faturave të rrymës edhe çmimit të rrymës, ish dash me u bashku në protestë,” ka deklaruar Hyseni.

Ajo ka theksuar se kundërshtimi qytetar ndaj këtij vendimi është i domosdoshëm, pasi rritja e çmimit të energjisë ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme.

“Për ne është shumë e rëndësishme që mos me u ndalë si qytetare dhe qytetarë me kërku që mos me u marrë vendimi për shtrenjtim të rrymës, për shkak se kjo automatikisht ndikon në cilësinë e jetës edhe koston e jetës që ka me u rritë nëse rritet 20% fatura e rrymës,” ka thënë ajo.

Sipas Hysenit, protesta e së premtes është vetëm fillimi i veprimeve të tjera qytetare.

“Kjo protestë ka me qenë si nisje e aksioneve të tjera deri në realizim të kërkesave tona edhe pezullim të vendimit. Protesta është për të gjithë qytetarët edhe qytetaret, edhe secili ka të drejtën me protestu në mënyrën qysh e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme,” ka theksuar Hyseni, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se protesta nuk ka karakter partiak dhe organizohet nga shoqëria civile.

“Protesta është e organizuar prej një grupi të aktivistëve e aktivisteve të shoqërisë civile. Nuk është protestë partiake, kështu që nuk presim e as nuk bashkëpunojmë me akterë të partive politike,” është shprehur ajo.

Hyseni ka folur edhe për pritjet sa i përket pjesëmarrjes qytetare në protestë.

“Duke e pa reagimin qytetar, konsiderohet që ka me qenë një numër i mjaftueshëm, po kjo le të mbetet të shihet të premten kur bashkohen krejt njerëzit që kishin dash me protestu kundër shtrenjtimit të rrymës. Protesta do të zgjasë prej orës 13:00 deri në orën 15:00,” ka deklaruar Hyseni.

KEDSProtestë

Më shumë nga Lajme

  • 10:33Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
  • 09:55Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale
  • 09:40Mblidhet Kryesia dhe GP i PDK-së
  • 09:33Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut
  • 09:29Forca të shtuara policore shihen para ndërtesës së Qeverisë, fotografohen dëmet