Analisti politik Ilir Deda ka deklaruar se fokusi i diskutimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të jetë programi i një qeverie të mundshme, e jo ndarja e posteve.
Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Deda tha se me rëndësi për Kosovën është të dihet se çfarë politike do të ndjekë një qeveri e mundshme VV-LDK dhe si do të ndaheshin përgjegjësitë mes dy subjekteve.
“Unë më herët kam pritur diskutime se çfarë politike do ta ketë një qeveri e mundshme e Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kjo është ajo që është më e rëndësishme për Kosovën. Cila është politika e re e qeverisë dhe cilat përgjegjësi, në kuadër të kësaj politike, do t’i merrte LDK-ja e cilat Vetëvendosja”, tha Deda.
Ai foli edhe për çështjen e presidentit, duke kujtuar se para zgjedhjeve të 7 qershorit kishte bërë thirrje që të gjendej një figurë konsensuale dhe jopartiake për këtë post.


