Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria Speciale jep detaje për aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm buxhetit afër 3 milionë euro

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 18:41
Prokuroria Speciale jep detaje për aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm buxhetit afër 3 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj katër personave, me inicialet Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, nën dyshime për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Sipas njoftimit, të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara akuzohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa R.M. akuzohet për “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm financiar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 2,912,134.78 euro.

Po ashtu, këta të pandehur akuzohen se kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare, duke vënë në dispozicion pa autorizim informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore, e cila përbën sekret shtetëror sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Ndërkaq, i pandehuri Ridvan Muharremi dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale duke ndërmjetësuar, negociuar drejtpërdrejt dhe rekomanduar operatorë ekonomikë për përfshirje në proceset që lidhen me rezervat shtetërore

prokuroria

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Spanja kontrollon 199 udhëtarë nga Italia në ditën e parë të rikthimit të kontrolleve kufitare
  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat
  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë